Alarmi i qytetarit për boshatisjen e Përmetit: Tani nuk ka kush na varros…
Përmeti gjithmonë e më shumë po boshatiset.
Por dhe ata pak njerëz që kanë mbetur, duket se e kanë humbur qytetarinë karakteristike që i dallon përmetarët.
Kjo bëhet me dije nga qytetari përmetar Astrit Muratllari:
“Ne Permet cfarë lexojme e degjojme me shumice ka cermoni mortore, dhe c’eshte me e keqja se ne to marrin pjes nje numer i vogel te aferm qe e percjellin ne banesen e fundit.
Kjo per faktin se njerzit jane larguar nga vendi.
Para tre javesh isha ne nje cermoni ne Permeti ku percollem nje grua qe kishte respekt gjithë Permeti por per cudi nje numer i vogel ishin ne ate cermoni.
Boshllekun aty e plotesoi poetja e nderuar permetare Kozeta Jashari qe me nekrologjine qe ajo lexoi, me habiti me rjedhshmerine dhe bukurine e fjaleve qe ajo renditi per Erve Caushajn, gruan e urte permetare”, thotë ai për faqen tonë.