28 Mars, 2026

Carlo Bollino sulmon Çim Pekën, por qëllimi është ish-gazetari i tij Artan Hoxha

 Carlo Bollino sulmon Çim Pekën, por qëllimi është ish-gazetari i tij Artan Hoxha

Gazeta e Carlo Bollinos ka bërë një shënim pas mbylljes së dosjes për bandën e Suel Çelës, me pretendimin se vetëm portali dhe televizioni i drejtuar nga Çim Peka, nuk e ka publikuar këtë lajm.

Qëllimi këtë radhë, në fakt nuk është sulmi ndaj Çim Pekës, por gazetarit tjetër Artan Hoxha, që ka punuar për një periudhë të gjatë kohe në mediat e Carlo Bollinos.

“SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe fillimin e gjykimit ndaj bandës së Suel Çelës, duke publikuar një komunikatë me akuzat e ngritura ndaj 21 personave. E vetmja media që nuk e publikoi lajmin deri tani është Syri i Çim Pekës, media e financuar nga Sali Berisha. Si shpjegohet që kjo media, e cili çdo ditë bën propagandë kundër një “narkoshteti” censuron pikërisht lajmin për një bandë narkotrafikantësh të dërguar për gjykim?

Prej kohësh, banda e Suel Çelës është përmendur si një organizatë kriminale e lidhur me Sali Berishën. Sipas një denoncimi  nga Gazment Bardhi, të përsëritur së fundmi edhe nga Ervin Salianji, Suel Çela përmes kërcënimeve do të kishte detyruar anëtarë të PD-së të firmosnin thirrjen e kongresit të kërkuar nga Sali Berisha në muajt e përplasjes me Lulzim Bashën.

Mes 21 personave të hetuar nga SPAK si anëtarë të bandës, ndodhet edhe gazetari Artan Hoxha, i ftuar i përhershëm në programet e Çim Pekës si analist, i cili çdo javë nga studiot e këtij televizioni, edhe pse nën hetim, komenton pa asnjë siklet pikërisht raportet mes kriminalitetit dhe politikës, natyrisht duke mbrojtur Berishën.

Artan Hoxha akuzohet nga SPAK, ndër të tjera, se është paguar nga Suel Çela për të transmetuar gjatë një emisioni të “Opinion”, të drejtuar nga Blendi Fevziu, një fotografi ku shfaqej një anëtar i bandës Çapja (rivale e bandës Çela) së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Kjo ishte një mënyrë për të goditur Ramën dhe për të sugjeruar lidhje të tij me bandat, në përputhje me linjën të propagandës së ndjekur nga Berisha dhe Syri. Në të njëjtin hetim është dërguar për gjykim edhe një tjetër gazetar, edhe ai sot punonjës i Syri TV”, shkruan gazeta e Bollinos.

Peka dhe Hoxha për momentin nuk kanë reaguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *