28 Mars, 2026

Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut

 Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u arrestua menjëherë.

Ai është dërguar në rajonin e policisë për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal.

Artan Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut.

Sipas organeve të ndjekjes, hetimet kanë të bëjnë me vendime dhe kontrata që dyshohet se kanë shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme në buxhetin e institucionit, që përllogariten në 500 milionë denarë apo mbi 8 milionë euro.

Prokuroria pretendon se përmes procedurave të kontestuara janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *