28 Mars, 2026

A do bëhen me pagesë, llixhat në Bënjë?

 A do bëhen me pagesë, llixhat në Bënjë?

Bashkësia Përmet, që menaxhohet nga gazetari i njohur përmetar Bledi Mane, ka reaguar pas lajmeve se llixhat e Bënjës do të bëhen me pagesë, pas punimeve të fundit.

Ai thotë se pagesë do të ketë vetëm për parkimin e makinës.

“O milet. Në Banjat Termale të Bënjës në Përmet nuk do paguhen lekë as për tu larë në vaska, as për tu larë në lumë, as për të eksploruar kanionet, as për të ndëruar rrobat në dhomat e zhveshjeve, as për të përdorur tualetet.

Nëse shkoni me makinë do paguani parkimin dhe nëse do uleni në lokal do paguani kafen ose ushqimin.

Një pjesë e këtyre lekëve do përdoret për të mirëmbajtur resortin natyror, për ta pastruar çdo mëngjes, për të paguar energjinë elektrike e për ta ruajtur ambientin nga keqbërësit dhe ndotësit.

Ooooo milet që nuk latë gjë pa sharë në rrjetet sociale, detyra juaj është të kënaqeni në llixhat e Bënjës, të bëni foto të bukura, ta promovoni sa më shumë dhe ta mbani pastër këtë destinacion të njohur ndërkombëtar”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *