28 Mars, 2026

Ky të bën për budalla me zor

 Ky të bën për budalla me zor

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe në korridoret e mbledhjes së “Bordit të Paqes” në Uashington.

Ai tha se Shqipëria s’kishte me kë përfaqësoj në këtë mbledhje “pasi Harami është skllav i Edi Ramës”, duke iu referuar Presidentit Bajram Begaj.

Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Kaq mund të them. Nuk kishte. Atë mund të them. Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë.

Domethënë i keni vetë parasysh njoftimet që kishte bërë përpara, kështu e ashtu, e patë vetë”, tha Berisha.

Edi Rama, edhe atje ku ishte, mendoni ju se nuk kishte mesazhe, nuk mori mesazhe? Absolutisht.

Sigurisht, seanca kryesore ishte për ato probleme, por në korridore ka marrë të gjithë mesazhet ai. Me dëshmitar Ervin Demon.

Tani kuptojeni ju vetë. Ervin Demo dëshmitari. Asnjë tjetër. Delegacioni përbëhej nga Edi Rama dhe Ervin Demo. Pse-në, hetojeni“, vijon Berisha.

Tani edhe thotë që dëshmitar ishte vetëm Ervin Demo, edhe e paska marrë vesh se i kanë dhënë mesazhe korridoreve.

Puna është deri kur do vazhdojë të ushqejë iluzione për demokratët.

Se në fillim thanë nuk shkon dot në SHBA, se do e arrestojnë.

Tani thotë ka marrë mesazhe korridoreve.

Nesër kush e di se çfarë do thotë tjetër, ndërkohë që Rama vazhdon të qeverisë i qetë, pavarësisht aferave skandaloze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *