28 Mars, 2026

Si i preu në besë Ramiz Alia, Todi Lubonjën, Sheri Mitan, Fadil Paçramin, Mihal Luarasin etj

 Si i preu në besë Ramiz Alia, Todi Lubonjën, Sheri Mitan, Fadil Paçramin, Mihal Luarasin etj

Nga Mitro Çela

Në vitet ‘70-të në skenë doli Todi Lubonja. Liberal. Mik i Ramiz Alisë. Ftoi në Korçë Minush Jeron. Folën. Thurën plane; këshilla dhe Minushi shkroi një dramë të re. “Të pamposhturit”.

Drama u vu në skenë…Dhe autori u rehabilitua.

Në vitet ‘70-të Todi Lubonja, Fadil Paçrami dhe Ramiz Alia e kthyen teatrin në “ring” mes regjizorëve. Lanë te zhvillohen dy shkolla:

Mihallaq Luarasi, i shkolles Breht. Normale. Student në Hungari.

Kujtim Spahivogli i shkollës Stanisllavski. Normale. Student në Bashkimin Sovjetik.

-Le të lulëzojnë 100 lule- thoshte Ramiz Alia me humor, duke bëre ironi me një nga teoritë e Mao Ce Dun-it.

…Dy vjet në von. Festivali i 11-të në RTSH.

Kaq u desh dhe Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Mihal Luarasi, Mirush Jero, Sherif Merdani etj- në burg. Kujtim Spahivogli në fshat. Sheri Mita në Berat. Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo në edukim…

Vetëm Ramiz Alisë nuk i “hyri gjëmb në këmbë.”

***

Mihallaq Luarasi!

U godit si me “pambuk” nga partia si regjisor në teatër.

Por lideri luante. Priste që regjisori të gabonte. Ishte i sigurtë. Dhe i erdhi dita.

Festivali i 11-të në RTSH.

Festival ndryshe. Këngë pa parti. Këngëtarë që imitonin në skenë Adriano Çelentanon. Bitellsat. Rafaela Kara.

Rinia në sallë: në delir!

Shoku Enver pyeti të bijën, Pranverën:

-Si të duket festivali?

-Imitim i Sanremos.

Partia bëri strategjinë. Mbledhje. Debate të ashpëra. Dënime të egra.

Pastaj vija e masave:

Populli thuri letra kundër festivalit.

E para u shkrua nga kooperative bujqësore e Krutjes. Pastaj nga e gjithë Shqipëria.

Mihallaqi u arretua. Në dhjetor 1973 gjyqi.

Pas burgut … bojaxhi.

Viti 1992. Përsëri regjisor. Mik me presidentin e Hungarisë-A. Goncz (1990-2000).

Në vitin 1997, kur në Shqipëri mbretëronte kallashi, presidenti e ftoi regjisorin të jetonte në Budapest. Familjarisht ndënjën dy-tre vjet. Disa kohë u shtrua në spitalë.

Vdiq në vitin 2017.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *