28 Mars, 2026

Shkoi me helikopter për t’i bindur – Hipokrizia e Ramës në SHBA

 Shkoi me helikopter për t’i bindur – Hipokrizia e Ramës në SHBA

Në fjalimin e tij në mbledhjen e “Bordit të Paqes”, Edi Rama përmendi edhe gjyqin për krerët e UÇK në Hagë.

Kaq u desh, që mediat pranë Qeverisë të shpërthenin në entuziasëm.

Tregoi bolet, tha Baton Haxhiu.

E vërtetë është në fakt, se këtë gjë ka bërë gjithmonë.

Edhe kur ishte një nga ata që loboi për ngritjen e Gjykatës Speciale, e cila po gjykon krerët e UÇK.

Madje shkoi me helikopter nga Tirana në Prishtinë, për të bindur Thaçin me shokë, që të votonin për ngritjen e Gjykatës Speciale.

Jo se e pyeste kush Ramën në fakt, se atë e kishte vendosur SHBA me BE.

Por ai bëri përpjekjet e tij, ashtu siç ishte inicator i “Ballkanit të Hapur”, duke u bërë “vëlla” me Vuçiç, për “inat” të Albin Kurtit.

Shkuan deri aty, sa u diskutua seriozisht edhe shkëmbimi i territoreve të Kosovës, a thua Rama kishte mandate për ta bërë këtë gjë.

Dhe ndërsa ka bërë gjithë këto pirueta, tani përmend gjyqin e krerëve të UÇK, jo se në fakt i vjen keq për ta, por dhe ky veprim ishte i kalkuluar.

Kjo, pasi prokurori që ngriti akuzat ndaj tyre, është armik i Donald Trump.

Dhe më një gur, ka menduar të vrasë dy zogj.

“Pafytyrsia e nje politikani qe pasi fluturoi me helikopter per te lobuar ne Kosove per votimin e Gjykates Speciale se ashtu ia kerkonte interesi ne ate kohe, shkon tani mes gjithe autokrateve te gjithkundit dhe denoncon pikerisht ata te cileve apo per hir te te cileve e kishte kryer kete “pune te piset”, dhe kete e ben vetem nja 3 muaj pasi tha qe Amerika nuk i afrohet Europes per institucione e demokraci, se ata te leshojne bombat.

Shprehja te vret naten e te qan diten me siguri e ka origjinen prej ketyre ekselencave te pafytyresise..”, shkruan Ervin Goci, profesor dhe altivist. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *