28 Mars, 2026

SHBA-ja mbledh ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme që prej pushtimit të Irakut

 SHBA-ja mbledh ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme që prej pushtimit të Irakut

Rritet ndjeshëm prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, në atë që konsiderohet grumbullimi më i madh i fuqisë ajrore në rajon që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Sipas raportimeve të publikuara nga The Wall Street Journal, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ditët e fundit një numër të konsiderueshëm avionësh luftarakë dhe mjete mbështetëse, duke përfshirë avionë të avancuar F-35 dhe F-22. Lëvizjet janë konfirmuar nga të dhëna të gjurmimit të fluturimeve si edhe nga një zyrtar amerikan.

Në drejtim të rajonit është nisur gjithashtu një aeroplanmbajtëse e dytë e pajisur me avionë sulmi dhe luftë elektronike, ndërsa në rrugë janë edhe avionë komandimi dhe kontrolli, element kyç për koordinimin e operacioneve ajrore në shkallë të gjerë. Paralelisht, në javët e fundit janë dislokuar edhe sisteme të rëndësishme të mbrojtjes ajrore.

Ky përqendrim i kapaciteteve ushtarake shihet si sinjali më i fortë i rritjes së gatishmërisë amerikane në rajon në më shumë se dy dekada, duke reflektuar një moment tensioni dhe pasigurie në arkitekturën e sigurisë së Lindjes së Mesme. /skyweb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *