Rama kërkesë Trumpit për Thaçin: Bëni diçka përpara se diçka e keqe të ndodhë
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Bordin e Paqes, deklaroi se beson se Zoti do ta bekojë këtë Bord, pasi puna e tij është vetëm për të sjellë paqe për miliona njerëz që vuajnë pasojat e luftrave shkatërrimtare.
Rama përmendi edhe Gjykatën e Hagës, e cila ka kërkuar 45 vite burg për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale në Hagë është e dështuar, në rastin e pretencës ndaj çlirimtarëve.
Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe.
“Faleminderit zoti president për ftesën, që të jemi pjesë e këtij eventi. Si shtet themelues i kësaj organizate. Flitet se ky Bord paqeje do zëvendësonte Kombet e Bashkuara, por shpresoj Zoti do ta bekojë Bordin e Paqes.
Ne e vlerësojmë rolin tuaj zoti president për rolin tuaj për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ky Bord duhet që të sjellë për fëmijët në Gaza paqe, nga lufta e shkaktuar nga Hamasi.
Humaniteti duhet të fitojë në këtë rajon. Bota mund të krijojë në Lindjen e Mesme një oaz paqeje. Shqipëria ka nderin që të kontribuoj në këtë ndryshim. Trump vendosi paqe mes Kosovës dhe Serbisë në mandatin e tij të parë.
Dua të paraqes tek ju faktin që kanë kërkuar 45 vite burg në Hagë. Ajo gjykatë ka dështuar që të vendosë drejtësi dhe për të respektuar standardet e drejtësisë ndërkombëtare.
Zoti Trump, bëni diçka përpara se diçka e keqe të ndodhë. Faleminderit që na keni pranuar në këtë mision, sepse ne jemi miq të Izraelit”, u shpreh Rama.