Si e mori më qafë Pranvera Hoxha, Mihallaq Luarasin…
Nga Mitro Çela
Mihallaq Luarasi!
U godit si me “pambuk” nga partia si regjisor në teatër.
Por lideri luante. Priste që regjisori të gabonte. Ishte i sigurtë. Dhe i erdhi dita.
Festivali i 11-të në RTSH.
Festival ndryshe. Këngë pa parti. Këngëtarë që imitonin në skenë Adriano Çelentanon. Bitellsat. Rafaela Kara.
Rinia në sallë: në delir!
Shoku Enver pyeti të bijën, Pranverën:
-Si të duket festivali?
-Imitim i Sanremos.
Partia bëri strategjinë. Mbledhje. Debate të ashpëra. Dënime të egra.
Pastaj vija e masave:
Populli thuri letra kundër festivalit.
E para u shkrua nga kooperative bujqësore e Krutjes. Pastaj nga e gjithë Shqipëria.
Mihallaqi u arretua. Në dhjetor 1973 gjyqi.
Pas burgut … bojaxhi.
Viti 1992. Përsëri regjisor. Mik me presidentin e Hungarisë-A. Goncz (1990-2000).
Në vitin 1997, kur në Shqipëri mbretëronte kallashi, presidenti e ftoi regjisorin të jetonte në Budapest. Familjarisht ndënjën dy-tre vjet. Disa kohë u shtrua në spitalë.
Vdiq në vitin 2017.