28 Mars, 2026

“Di shumë gjëra për ty” – Garë në Kuvend kush ka më shumë lidhje me krimin

 “Di shumë gjëra për ty” – Garë në Kuvend kush ka më shumë lidhje me krimin

Gazment Bardhi dhe Taulant Balla u përplasën këtë të enjte në Kuvend, për lidhjet me krimin.

Bardhi akuzoi Ballën për ndërhyrje në çështje që lidhen me drejtësinë, duke përmendur përgjime të SPAK dhe pretendime për ndikim te prokurorë e drejtues të Policisë së Shtetit me qëllim lirin e pronave të sekuestruara të bosit të Elbasanit, Suel Çelës.

Nga ana tjetër, Balla i cilësoi deklaratat e Bardhit si shpifje dhe gënjeshtra, duke e akuzuar për sulme të vazhdueshme edhe brenda vetë Partisë Demokratike.

Ai i rikujtoi Bardhit faktin se dhe të vetët i ka akuzuar për lidhje me Suel Çelën, madje i solli në vëmendje dhe padinë që ka bërë ndaj Belind Këlliçit dhe Flamur Nokës.

Gazment Bardhi: Të flasë për ndarje pushtetesh njeriu që është kapur në përgjime të SPAK, teksa ndërhyn te prokurori i SPAK-ut dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, ky është fundi i botës.

Këtë e ka bërë parafolësi që ishte këtu (Balla). Ky që është sot drejtues i SPAK-ut ka një detyrë. Atë dosje që e mban të fshehur do të duhet ta çojë përpara.

Shqiptarët duhet të dinë se kush vjen në këtë foltore dhe bën teatër me ndarjen e pushteteve. Ndarje e pushteteve do të thotë të mos ndërhysh për të lehtësuar grupet kriminale.

Për dy muaj keni mbajtur peng kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Ballukut me argumentin se SPAK-u ka shkelur ligjin që ka kërkuar arrestimin e saj.

Taulant Balla:Zotëria që foli, prapë e përsëris, nuk e ka turp gënjeshtrën, shpifjen, se për të njëjtën mënyr nuk ka rezistuar dot që ta akuzojë Flamur Nokën, për të njëjtën mënyrëz nuk ka rezistuar dot.

E ke akuzuar sekretarin e përgjithshëm të partisë tënde se persona thërrasin anëtarët e PD-së në Elbasan të firmosin. Mbaje mend, shtoje, zotërore, për babin e Zenit, e mban mend ti?

Ti bërtet sepse ke vend shkarkimi, vend shkarkimi, por ti je një avantazh i madh i imi për të bërë diferencën në këtë sallë se si duhet të drejtohet një grup parlamentar.

Ta kam thënë, je i vetmi kryetar grupi që ka kallëzuar nënkryetarin e vet të grupit. T’i di shumë mirë gjërat, po po t’i kursej sot se do t’i ruaj për ditë tjetër. S’kam kohë të merrem me ty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *