Monika Kryemadhi zhvendos Big Brother-in te dera e SPAK: Këta janë yjet e mi, shikojini sa të bukur janë
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë dhe tanimë opinionistja e big Brother Vip Albania, që pas daljes së saj nga bota e politikës, ka treguar një tjetër anë të Monika Kryemadhit.
Kryemadhi ka “zhvendosur” spektaklin e Big Brother Vip, pikërisht para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë s’ka kursyer shakatë me gazetarët që e prisnin para ambienteve të Strukturës së Posaçme.
Ajo madje i ka kërkuar telefonin avokatit të saj dhe i ka bërë një video të gjithë gazetarëve të cilët ishin rreshtuar dhe po qëndronin në krye të detyrës.
“Këta janë yjet e Big Brother tim, shikojini sa të bukur janë”, dëgjohet t’i thotë Kryemadhi.