Sara, Sara, por Elda bëka namin
Në fushatën elektorale të 11 majit, mbiu nga hiçi një personazh me emrin Sara Mila.
Ajo doli një ndër deputetet më të votuara në vend.
Opozita dhe mediat pranë saj, e akuzuan se ajo është e lidhur me bandat e Elbasanit, konkretisht me Suel Çelën.
Akuzat natyrisht që ngjitën, pasi është e çuditshme që të dalë dikush nga hiçi dhe të bëhet deputet, madje duke marrë vota më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri.
Megjithatë, deri më sot, përveç aludimeve, nuk është provuar dot lidhja e Sara Milas me bandat.
Ndryshe ka ndodhur me dike tjetër, deputeten demokrate Elda Hoti.
Një ditë më parë u raportua për arrestimin e vëllait të saj në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
Edhe i shoqi i saj raportohet se ka pas qenë i arrestuar për trafikimin e 50 kg marijuana.
Madje dhe i ati doli me probleme.
Por për Eldën, deri më sot nuk fliste askush.
Ndryshe nga sa bënin me Sarën! (Thuaje.al)