28 Mars, 2026

Si po e ndihmon Rama, Berishën

 Si po e ndihmon Rama, Berishën

Nga Spartak Ngjela

Më në fund në Partinë Demokrarike krerët po e kuptojnë se pengesa e tyre është vetë Sali Berisha.

Por gjithsesi tani është vonë. sepse Saliu sigurisht që nuk mund të largohet, ngaqë tsni ai është i akuzuar për korrupsion në SPAK.

Atëherë?

Asgjë, sepse Berisha është me pushtet absolut në Partinë Demokratike; por sipas të dhënave, tani dihet që, në mënyrë të fshehtë, Saliun e ka ndihmuar dhe po e ndihmon edhe Rama të qëndrojë si kryetar në Partinë Demokrarike, sepse e ka në interes të tij.

Një kryetar tjetër partie me peshë në PD e mund Ramën në tre apo katër muaj.

Dhe sigurisht që kjo është komedia aktuale e gjendjes së brendshme të Partisë Drmokratike.

Por Saliu, a nuk po e kupton dot që ai është pengesa e ecurisë së Partisë Demokratike drejt pushtetit?

Hahahahaha…. sigurisht që Saliu e kupton, por Saliun nuk e lejon Berisha që të japë dorëheqjen ne favor të Partisë Denokratike.

Atëherë?

Atëherë, asgjë sepse gjithçka, ashtu siç e kanë shprehur latinët e mëdhenj, Partia Demokratike me Berishën si kryetar po kalon – nga asgjëja në asgjë (Ex nihilo nihil).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *