28 Mars, 2026

Kongresmeni republikan shkakton furtunë: Mes qenve dhe myslimanëve zgjedh…

 Kongresmeni republikan shkakton furtunë: Mes qenve dhe myslimanëve zgjedh…

“Nëse na detyrojnë të zgjedhim, zgjedhja midis qenve dhe myslimanëve nuk është e vështirë.” Kjo është përmbajtja e një postimi të publikuar në rrjetin social X nga përfaqësuesi republikan Randy Fine në përgjigje të komenteve nga një udhëheqës i një grupi pro-palestinez në lidhje me pronarët e qenve që nuk pastrojnë jashtëqitjet e kafshëve të tyre shtëpiake në rrugët e qytetit të Nju Jorkut.

Postimi i Fine shkaktoi një stuhi dhe demokratët po kërkojnë me ngulm që kongresmeni të japë dorëheqjen ose të përballet me masa disiplinore. Politikani i mbrojti komentet e tij më pas në një intervistë televizive.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries e quajti “Fine një islamofob, një fanatik të neveritshëm dhe të papenduar. Është e papranueshme që Kryetari republikan Mike Johnson nuk e kritikoi me forcë kolegun e tij të partisë”.

Jeffries paralajmëroi gjithashtu se Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve “nuk do ta lënë sjelljen raciste dhe fanatike të Randy Fine të mbetet pa u ndëshkuar”, duke sugjeruar se partia e tij mund të ndërmarrë masa disiplinore nëse ata rifitojnë kontrollin e dhomës në zgjedhjet e mesit të mandatit të nëntorit, “nëse jo më shpejt”.

“Kjo është sinqerisht një nga deklaratat më të neveritshme që kam parë ndonjëherë nga një zyrtar amerikan”, – shkroi përfaqësuesja progresive Alexandria Ocasio-Cortez“Nuk duhet të pushojë kurrë së na tronditur fakti që Partia Republikane e përqafon hapur këtë. Fine duhet të censurohet dhe të hiqet nga komisionet. Të injorosh këtë do të thotë ta pranosh dhe ta normalizosh atë” – u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *