28 Mars, 2026

“Duart gjak” për Vangjush Furxhiun dhe revolta e Enver Hoxhës: Çfarë është kjo dramë…

 “Duart gjak” për Vangjush Furxhiun dhe revolta e Enver Hoxhës: Çfarë është kjo dramë…

Gazetari Mitro Çela ka vijuar kujtimet e tij, nga ngjarjet në Teatër me krerët e lartë të regjimit komunist.

“NJOLLA TË MURME

Viti 1969. Festivali Kombëtar i Teatrove.-Tiranë

Një ditë mora “dy gisht leter” nga Vangjush Furrxhi:

-Mitro! Nëse do të “shijosh” teatër. Eja!

Brenda zarfit një fletë palosje.

Dramë: “Njolla të murrme”. Autor: Minush Jero. Regjisor Mihal Luarasi. Në role Edi Luarasi, Vangjel Furxhi etj.

Në llozhë Mehmet Shehu me Ramiz Alinë. Ra sipari. Kryeministri i bëri duart “gjak”.

Ishte çudi për një kryeministër nursës. Pas shfaqes, mblodhi aktorët. I përqafoi dhe tha një metaforë:

-Gol i artë, në minutën e 90-të.

Me këtë metaforë, juria i dha çmimin e parë dramës. Regjizorit. Aktores.

***

NGA PARAJSA NË FERR

Fituesit qëndruan disa ditë në Tiranë. Kryeministri e kishte bindur shokun Enver, për të parë: “Këtë mrekulli”.

Në llozhë u ul shoku Enver.

Ra sipari. Shoku Enver përplasi duart. Ftohtë. U largua duke thënë: “Përgëzoni aktorët.”

Në shtëpi lexoi dramën. Rrudhi buzët dhe tha:

-Një dramë e gabuar. Herojtë pozitivë në periferi. Në qendër  mentaliteti mikrobotgjez.

…Mbledhje e Byrosë Politike. Drama dhe autori ne “gijotinë”. Për aktorët: goditje me pambuk…”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *