28 Mars, 2026

Integrimi me Sarën, është në rrugë të duhur!

 Integrimi me Sarën, është në rrugë të duhur!

“Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme vijojmë me ritmin e punës, aty ku politika bëhet konkrete dhe prek drejtpërdrejt rrugën tonë drejt BE-së.

Sot shqyrtuam:

Ratifikimin e marrëveshjes së huas me KfË për programin “Infrastruktura Bashkiake V – Faza II” – një hap tjetër drejt forcimit të investimeve në infrastrukturën vendore dhe shërbimeve më cilësore për komunitetet tona.

Ndryshimet në ligjin për qeverisjen elektronike për një administratë më efikase, më transparente dhe më pranë qytetarëve në epokën digjitale.

Integrimi europian nuk është slogan, por punë e përditshme, nen për nen, projektligj pas projektligji”.

Kështu shkruan deputetja socialiste Sara Mila, e përfolur për lidhje me botën e krimit, çka e bëri atë deputeten më të votuar të Parlamentit.

Integrimi me Sarën, është në rrugë të duhur!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *