28 Mars, 2026

Ermal Beqiri merr tenderin 3.1 milionë euro në arrati

 Ermal Beqiri merr tenderin 3.1 milionë euro në arrati

Shteti shqiptar ka rënë! Shumë e mendojnë këtë, të tjerë janë bindur, por sot kemi provën. Tenderi 3.1 milionë euro, e dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për projektin “Sistem Enterprise Service Bus (ESB)”, e fituar pikërisht nga Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i gjendeur në arrati, e konfirmon çfarë themi më sipër.

Tenderi 3.1 milionë euro i KLGJ është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Soft & Solution dhe Horizon. Të dyja këto janë kompani në pronësi të Ermal Beqirit.

Kjo ndodh ndërkohë që pronarët e çdo kompania në vend duhet të dorëzojnë vërtetim që nuk janë nën hetim në çdo rast prokurimi publik. (Skyweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *