“Dinte shumë për Clinton dhe Trumpt”, vëllai i Epstein bën akuza të forta: Jeffrey është vrarë në qelitë e paraburgimit
Mark Epstein, vëllai të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, ka hedhur akuza se vdekja e financierit në burg, nuk ishte vetëvrasje, por vrasje.
Mark Epstein ka akuzuar autoritetet amerikane për fshehje të së vërtetësm, duke deklaruar se vëllai i tij është vrarë.
“Në këtë fazë, unë e di që ai është vrarë”, mësohet të ketë thënë ai gjatë një interviste mediatike.
Më tej ai shtoi se ekspertët mjeko-ligjorë që ai kishte sjellë për identifikimin e trupit nuk arritën fillimisht të konkludonin vetëvrasje dhe se gjetjet “dukeshin më shumë si vrasje”.
Ndërsa po ashtu ai bën një deklaratë të fortë, teka thotë se vëllai i tij kishte informacione që mund të anulonin garën presidenciale mes Hillary Clinton dhe Donald Trump në vitin 2016.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA bëri publike me 11 shkurt materiale të reja, përfshirë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe rreth 380 mijë imazhe.
Kujtojmë që Jeffrey Epstein, u gjet i vdekur në qelinë e tij të paraburgimit të New York më 10 gusht 2019.