“Lëre atë shtrigë” – Vesi më i madh i Sulejman Pitarkës, që nuk e la deri ditën që iku nga kjo botë
Sulejman Pitarka konsiderohet një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë.
Por si shumë të tjerë, dhe ai e kishte një ves: Duhanin.
E pyetën një herë Sulejman Pitarkën:
-Kë do më shumë, gruan apo këtë palo duhan?
– Duhanin, u pergjegj Pitarka.
– Gruaja nuk ka orë e minutë të mos më thotë “Lëre këtë farmak”.
-Kurse duhani asnjëherë nuk më ka thënë “Lere atë shtrigë…”.
Nipi i aktorit të madh, Ilir Pitarka, thotë se është e vërtetë që Sulejman Pitarka nuk ndahej dot nga duhani.
“Nuk e fikte asnjehere cigaren, e ka pire deri diten qe iku nga kjo bote. Flm zoti Mitro qe e kujton here pas here xhaxhane tim te dashur. Respekt”, shkruan ai.