4 euro – 3 domate, dhe thoni pastaj që është shtrenjtë nafta
Prej vitesh, çmimet e karburanteve në Shqipëri janë ndër më të shtrenjtat në Europë.
Pavarësisht ankesave të shumta, Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë në uljen e çmimeve.
Por jo vetëm karburantet.
Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po rriten dhe çmimet e ushqimeve.
Aq sa tashmë janë edhe ato, ndër më të shtrenjtat në Europë.
Ndërsa rrogat, vazhdojnë të mbeten më të ulëtat.
Gazetari Ermal Mulosmani sjell një rast nga tregu.
“Duke u kthyer në shtëpi hyra te marketi i zarzavateve të lagjes të blija ca domate.
Zgjodha 3 kokrra pak më të mëdha se mesatare dhe i vura në peshore:
-“3800 lekë” më tha shitësi.
4 Euro – 3 domate. 1.33 €/ kokërr. Mos thoni që është shtrenjtë nafta”, shkruan ai.