28 Mars, 2026

Gazetari shpërthen ndaj Fevziut: Je bërë i neveritshëm

 Gazetari shpërthen ndaj Fevziut: Je bërë i neveritshëm

Gazetari Bledi Mane ka shpërthyer ndaj Blendi Fevziut, pasi ky i fundit u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me të.

“Dje u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit duke pushtuar një tjetër hapësirë publike që u takon dhjetra e dhjetra vajzave e djemve të zotë e punëtorë si gazetarë sportivë.

Ky tipi që shikoni në krahun e majtë të fotos ka qysh nga viti 1995 kur e rrahu Fahri Balliu me shikasit e Gazidedes që nuk le vend pa futur hundët.

E ka nisur me gazetat ditore, radiot, televizionet publikë e privatë duke vazhduar me sekserizmat me ministrat, ekspert qeverish, zaptues hapësirash pronësore të vjedhura me letra fallco gjasme si trashëgimtar toptanas, i kudogjendur në facebook, instagram, tiktok dhe dje zaptoi edhe Federatën e Futbollit.

Rutina vrastare e këtij mysybeti përzjerë me mediokritetin e profesionit dhe egon e një katundari myzeqeje që bullizohej kur mbërriti në kryeqytet nëpër rrugicat e shkollës së Kuqe, një arsye më shumë për ta neveritur e për ti treguar vendin duke e injoruar.

Por faji nuk i përket totalisht Fevziut, fajin e ka edhe Duka që me Fevziun në krah i duket vetja më i bukur.

Në fakt më bukur do dukej Federata me Ilda Bejlerin, Endi Tufën, Glent Nallbanin e të tjerë gazetarë sportivë me këmbë në tokë e pa mëkate… “, shkruan Mane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *