28 Mars, 2026

Ikona e “The Goodfather” ndahet nga jeta!

 Ikona e “The Goodfather” ndahet nga jeta!

Ikona e kinematografisë botërore, Robert Duvall, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Aktori legjendar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij të dielën, i rrethuar nga familjarët, sipas një njoftimi të bërë publik nga bashkëshortja e tij, Luciana.

Në një postim në Facebook, ajo shkroi: “Dje i dhamë lamtumirën bashkëshortit tim të dashur, mikut të çmuar dhe njërit prej aktorëve më të mëdhenj të kohës sonë. Bob u largua në paqe, në shtëpi, i rrethuar nga dashuria dhe ngrohtësia.”

Ajo shtoi se pasioni i tij për artin ishte i pakrahasueshëm, duke theksuar se në çdo rol ai jepte gjithçka për personazhet dhe për të vërtetën njerëzore që ato përfaqësonin. Familja ka kërkuar privatësi në këtë moment zie, ndërsa kujtojnë jetën dhe trashëgiminë e tij artistike.

Gjatë një karriere që zgjati më shumë se shtatë dekada, Duvall la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë me role ikonike në filma si The Godfather, Apocalypse Now, The Godfather Part II, The Conversation, Network dhe The Natural, mes shumë të tjerëve.

Në vitin 1983 ai fitoi çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë për interpretimin e tij si një ish-yll i muzikës country në filmin Tender Mercies, duke vulosur statusin e tij si një nga figurat më të mëdha të Hollywood-it.

Me ndarjen nga jeta të Robert Duvall, bota e artit humb një prej zërave më të fuqishëm dhe autentikë të kinemasë amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *