28 Mars, 2026

Emanuela Daci, shqiptarja radikale në krye të Al-Hol

 Emanuela Daci, shqiptarja radikale në krye të Al-Hol

Emanuela Daci konsiderohet si një nga shqiptaret më të radikalizuara dhe të rrezikshme në kampin e Al-Holit në Siri, zbuloi gazetari Taulant Kopliku.

Ky i fundit theksoi se Emanuela Dacika influencuar edhe në forma të dhunshme për ta mbajtur në kamp Eva Dumanin, e cila së fundmi u riatdhesua në Shqipëri pas shumë vitesh.

Janë 4 vajza. Janë tre motrat Shuli, që s’kam akoma informacion nëse janë në rrugën e kthimit apo jo, është edhe Emanuela Daci, bashkëshortja e hoxhës Almir Dacit, që është vrarë në luftime.

Nga informacionet që unë kam dhe nga komunikimet me kolegun Kasapi, që ka pasur komunikime me mesazhe me këtë person, kjo është një nga personat më të rrezikshëm dhe më të radikalizuar të kampit të Al Holit.

Edhe hetimet do ta nxjerrin, Eva do flasë me autoritetet, por mendohet se ajo ka influencuar edhe dhunshëm ndaj Eva Dumanit për ta mbajtur në kamp.

Mendohet se ka qenë frika nga kjo grua që ka arritur të kontrollojë dhe manipulojë një pjesë të vajzave të kampit.

Nga komunikimet që kam pasur me kolegun Kasapi, ajo vazhdimisht ka qenë shumë e ashpër në gjuhën e saj.

Kam përshtypjen se kjo, edhe nga bisedat që kam pasur me persona atje, kjo njihej, pra ishte e futur në rreth”, tha Kopliku për A2.

Report TV bën me dije ndërkohë se aktualisht, të identifikuar janë edhe 22 shqiptarë të tjerë të cilët kanë qenë në kampet siriane, gra dhe fëmijë, kryesisht jetimë, 10 burra të tjerë shqiptarë në burgje dhe një pjesë tjetër të cilëve nuk u dihet fati.

Për 22 gratë e fëmijët shqiptarë, burimet thonë se dyshimet janë të jenë larguar nga kampet dhe të jenë strehuar në familje të tjera vendase. Herët apo vonë, edhe ato mund të marrin të njëjtën rrugë kthimi si Eva Dumani, drejt Turqisë në mënyrë ilegale, që më tej me ndihmën e autoriteteve shqiptare, të vijnë në atdhe.

Megjithatë, nëse nuk ekziston vullneti i tyre për tu kthyer, lokalizimi i tyre është shumë më i vështirë nga autoritetet shqiptare, duke qenë se janë të shpërndarë dhe jashtë kampeve.

Vështirësia qëndron edhe në faktin e vënies së komunikimit me autoritetet të reja siriane, të cilat akoma nuk janë formësuar plotësisht pas ndryshimit të sistemit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *