28 Mars, 2026

Këta ose janë budallenj, ose bëjnë

 Këta ose janë budallenj, ose bëjnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë të ditur se gjatë një aktiviteti në Mynih është takuar me Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balliu theksoi se e falënderoi Grenell për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

“Kënaqësi të takoja në një aktivitet në Mynih Richard Grenell, i cili aktualisht shërben si Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme — një rol diplomatik strategjik në administratën amerikane.

Ai e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe zhvillimet në vendin tonë, dhe pata mundësinë ta falënderoj personalisht për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë ndër vite, si dhe për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, shkruan Balliu.

Tani këta ose janë budallenj, ose bëjnë!

Richard Grenell dihet që është aleat i ngushtë i Edi Ramës dhe “sekser” për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit dhe vështirë se mund të thuash se shqetësohet për fatin e Shqipërisë apo marrëdhëniet e saj me SHBA.

Vetëm se këta si puna e Balliut, mjaftojnë të gjejnë ndonjë personazh të huaj korridoreve për të bërë ndonjë foto, dhe e shesin në Shqipëri, si mbështetje ndërkombëtare për ta.

Dhe postojnë marrëzira të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *