Për Ramën, demokratët nuk janë qytetarë
Për kryeministrin Edi Rama, mbështetësit e Partisë Demokratike nuk janë qytetarë.
Ndërsa ishte në Durrës, ku dhjetëra banorë ankohen se nuk po marrin dëmshpërblimin e duhur për prishjen e banesave të tyre, Rama bëri një deklaratë skandaloze për qytetarët që kishin dalë të protestonin.
“Çfarë qytetarësh, ju jeni Partia Demokratike.
Këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam…”, tha Rama duke iu drejtuar atyre.
Pra sipas tij, ata që janë me PD nuk janë qytetarë dhe nuk kanë të drejta.
Gazetari Ermal Mulosmani, ndërsa ka komentuar deklaratën e Ramës, shkruan:
“Zoti kryeministër sapo deklaroi duke treguar me gisht një grup njerëzish:
“Ata nuk janë qytetarë, ata janë mbështetës të Partisë Demokratike”.
Sipas kësaj logjike militantët e Partisë Demokratike nuk janë qytetarë, nuk kanë halle, nuk mund të trajtohen nga qeveria.
Ku duhet të ankohen ata?!