28 Mars, 2026

Vulgariteti, normaliteti i ri në TV tona

 Vulgariteti, normaliteti i ri në TV tona

Nga Irena Beqiraj

Në të gjitha kulturat dhe gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë mësuar se çfarë të vlerësojnë duke parë ata që duken të suksesshëm, dhe kanë  vizibilitet publik. Antropologët e kanë dokumentuar këtë model në shoqëritë e vogla; ekonomistët e sjelljes e vëzhgojnë atë në tregjet e konsumit; psikologët socialë e shohin atë në formimin e identitetit të adoleshentëve.

Ndaj rregulli se “çdo Veprim i bërë në  publik  duhet të jetë me një shenjë respekti për ata që janë të pranishëm ” është konsideruar  rregulli i artë që me 110 Rregullat e Qytetërimit dhe Sjelljes së Mirë në Shoqëri dhe Bisedë, një tekst i shkruar fillimisht nga Jezuitët francezë. . Por  fatkeqësisht ky rregull është zhbërë pa kthim .

Vulgariteti është norma e re në ekranet tona.  Vetëm një mbrëmje po të kaloni  në shoqërinë e televizionit    kuptohet qartazi që vulgariteti ka depërtuar  kaq shumë në çdo nivel të diskursit tonë, saqë pa frikë mund të quhet normaliteti ynë i ri. Vulgariteti ka përshkuar të gjithë kulturën tonë nga lart poshtë . Ai nuk është më karakteristikë vetëm e bisedave edhe sjelljes së adoleshentëve në dhomat e zhveshjes pas një ndeshje futbolli , ai është transformuar  në karakteristikë standarde , një  përformacë e vazhdueshme e njerëzve të angazhuar publikisht .

Kacafytja e  Beratit me Albatrosin në Opinion,  puthja pa miratim një vajze nga opinionisti i programit , mbushja e paneleve të debatit me  analiste edhe analistë të cilët as nuk  thellohen të krijojnë njohuritë e nevojshme e të mjaftueshme për çështjet ku angazhohen të flasin, janë shenja se televizioni është kthyer në tregun më të madh të vulgaritetit .

Sa më shumë shoh televizor aq më shumë bindem se gjysma e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që duan të ndihen të sukseshëm në publik. Ndoshta  ata nuk duan të bëjnë dëm, sikurse po ashtu edhe dëmi që bejnë nuk u  intereson. Të zhytur në luftën e pafundme për të menduar e për tu ndjerë mirë me veten ata e ose nuk e shohin, ose e justifikojnë dëmin që  shkaktojnë shoqërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *