28 Mars, 2026

Aleati i Ramës nuk është në Uashington, por në Tiranë

 Aleati i Ramës nuk është në Uashington, por në Tiranë

Nga Habjon Hasani

Ne fakt ajo vajza, Sara Mila, i ka thene ne menyren e saj Berishes ate qe ja kane thene shume e shume deputete e politikane te PS pas vitit 1997.

Qe ai eshte personi qe dogji Shqiperine per prapanicen e tij.

Ja ka thene Namik Dokle e Sabit Brokaj dje, ja thote dhe Sara Milaj sot.

Nuk ka asgje te re ne kete histori pervec faktit se te rinjte e PS qe artikulojne sot ndaj Berishes, kane nje si ton te zerit alla-TikTok.

E pare ne ecurine e dekadave; Berisha dhe prezenca e tij ne kupole te politikes aktive eshte avantazh strategjik i socialisteve dje dhe rilindasve sot.

Rama s’ka sot asnje aleat strategjik as ne Uashington, as ne Tel Aviv e as ne Bruksel.

Ka vetem Berishen ne Tirane.

Dhe nuk e ka se bejne pazare apo budalliqe te tilla qe perfliten, zero pazare; ose dhe nese behet ndonje pazar behet pa obligime ne lojen politike.

I lidh energjia dhe patologjia e perbashket e plakut (Berisha) me femijen (Rama) qe s’duan ta leshojne lodren nga dora.

Ndersa keta te rinjte e PD qe po shqepen me hartime kunder Sara Miles; duhet te kujtohen ndonjehere se Rama eshte ne mandatin e 4 dhe jo ne fund te mandatit te dyte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *