28 Mars, 2026

SPAK-u dhe LEK-u lakuriq!

 SPAK-u dhe LEK-u lakuriq!

Nga Gjergj Buxhuku

Duhet vlerësuar si alarm kombëtar, rritja e deficitit tregëtar të Shqipërisë për vitin 2025 në rekordin historik negativ prej 5.6 miliard euro. Niveli i mësipërm ishte thellim me afër 200 milion euro krahësimisht vitit 2024.

Monedha kombëtare LEK rrezikon seriozisht të humbasë hegjemoninë ndaj valutave, duke filluar një proces zhvlerësimi të pakontrollueshëm inflacionist dhe pasoja shkatërruese për ekonominë dhe qytetarët.

Rreziqet për ekonominë shtohen ndjeshëm për vitin 2026, nëse mbahet parasysh varësia e lartë e financave dhe ekonomisë shqiptare nga flukset e të hyrave informale. Flukset informale financiare, nën goditjet e partnerëve ndërkombëtarë nëpërmjet SPAK pritet të bien ndjeshëm.

Pasojat e para janë ndjerë në sektorin e ndërtimit me: – rënien e fortë të taksave vendore, – stokun e lartë të pashitur dhe – mos fillimin e punimeve në një numër të madh lejesh të lëshuara. Gjithashtu, sektori i turizmit po shfaq shenja të paqëndrueshmërisë.

Prodhimi i brendshëm industrial ka shënuar rënie me mbi 3% për të 5-in vit rradhazi. Sektori bujqësor, i dëmtuar rëndë nga përmbytjet e muajit janar, paraqet gjëndje edhe më të zymtë për vitin 2026.

Sistemi ekonomik me fuqi konkuruese të ulët dhe i kapur nga monopolet tregëtare dhe bizneset parazitare paraqitet i pafuqishëm të kundërveprojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *