28 Mars, 2026

Kandidatja për kreun e PD: E mendojnë partinë të denjë për burra, unë do ta zbus atë

 Kandidatja për kreun e PD: E mendojnë partinë të denjë për burra, unë do ta zbus atë

Partia Demokratike do të zgjedhë krerët e partisë në disa qytete, pas vakancave të krijuara pas zgjedhjeve të 11 majit.

Në qytetin e Fierit, demokratë kanë propozuar një grua, Enkelejda Veliun. për të drejtuar degën lokale të partisë.

Vetë Veliu ka konfirmuar se do të jetë pjesë e garës, duke e cilësuar kandidimin e saj si një përgjegjësi dhe sfidë.

Postimi i plotë:

Te dashur miqte e mi!

Ne kuader te deshires, te rrahjes se mendimeve, te ndarjes se ideve, une jam kaq falenderuese ndaj propozimit te bere..!

E shoh te arsyeshme, me pjekurine e viteve  qe kam, me seriozitetin qe me karakterizon per ti shkuar deri ne fund betejave te mia, me opozitarizmin qe  kurre sme ka munguar, dhe deshiren e madhe ta shoh Partine Demokratike shume shpejt ne pushtet, ju konfirmoj se do te jem pjese e kesaj gare te madhe.

Dikujt, mund ti dukem thjesht nje Grua..

Dikujt tjeter, mund ti dukem thjesht nje nene apo zysh..

Patjeter, qe do diskutohem edhe neper tavolina.

E mendojne partine, te denje per nje burre.

E duan mbi shpatullat e nje burri.

Absolutisht, nuk i heq asnje presje kesaj. Une jam ne nje gare

Ndaj peshen aq te madhe qe do me ngarkoni, do ta ndaj me te gjithe ju..!

E bindur se do te kem mbeshtetjen tuaj, ju

bej te ditur se do jem zeri , qe kurre sme ka munguar..!

Mbeshtetja e cdo zonje qe do te aderoje aty..

Jo per ta kthyer partine, ne nje parti grash, po per ta zbutur ate.

Do te jem mbeshtetja e cdo te riu, qe do jene mbeshtetja kryesore jona..

Dera e Partise Demokratike, do te jete e hapur per cilindo..!

Une nuk do te jem vetem..!

Do jemi bashke !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *