Spartak Ngjela shpërthen ndaj Berishës: Turp për këtë bastard që kërkon të djegë Shqipërinë
Spartak Ngjela ka shpërthyer ashpër ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pas incidenteve të regjistruara në protestën e opozitës.
Ngjelka shkruan se vetëm Berisha e quan tubimin “protestë”, ndërsa më tej shpërthen ndaj kryedemokratit me fjalët “Turp për këtë bastard që kërkon të djegë Shqipërinë”.
Sipas avokatit, kreu i PD-së dhe mbështetësit e tij, nuk i bën dot gjë më Shqipërisë dhe se duhet ta kujtojë se është i akuzuar nga SPAK.
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:
E patë çfarë proteste bënë në Tiranë.
Vetëm një i marrë si Saliu e quan atë protestë.
Protestë u quajt edhe në Beograd.
Turp për këtë bastard që kërkon të djegë Shqipërinë.
Asgjë nuk bën dot. Kot lodhet dhe gënjen veten edhe shtytësit e tij bastardë.
Asgjë nuk i bën dot më Shqipërisë, dhe duhet të kujtohet se ai është i akuzuar nga SPAK.
Dhe SPAK drejtohet nga ekspertët ndërkombëtarë. Edhe këtë duhet ta kujtojë në çdo çast Saliu.
***
Çmenduria e Saliut e transmetuar në popull.
Agjë. Vetëm zhurmë.
Dhe një numur i vogël.
Nuk ka përkrahës për votë Partia Demokratike.
Këta kujtojnë se ulërima është votë.
Asgjë.
Bllokimi shoqëror, Partisë Demokratike i vjen nga Saliu.
Por a e kuptojnë dot krerët këtë fakt.
Ata nuk kanë të drejtë të mendojnë jashtë Saliut.
Atëherë?
Asgjë, sepse kjo gjendje politike në pushtet nuk ka shenja se mund të ndryshojë.
Shqetësimi i Saliut dhe këtyre që bërtasin është fakti që ata nuk kanë vota.
Por, pushteti në demokraci është votë.
Dhe këtu mbyllet gjithçka.