28 Mars, 2026

19 shkurti, jo 20, është dita vendimtare për PD dhe Berishën (dhe për Ramën)

 19 shkurti, jo 20, është dita vendimtare për PD dhe Berishën (dhe për Ramën)

Në 19 shkurt, nën drejtimin e Donald Trump, pritet që të mblidhet për herë të parë Bordi i Paqes.

Mbledhja në Uashington e raportuar nga mediat ndërkombëtare, duke cituar letra ftese, pritet të shërbejë si një samit lidershipi dhe konferencë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Rripit të Gazës, sipas një iniciative të nisur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Për momentin nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë të tillë, për të qenë prezent në Uashington.

Nëse do të shkonte në Uashington, kjo do të ishte një fitore e madhe për të dhe një goditje për opozitën.

Kjo, pasi opozitarët pretendojnë se Rama nuk është më i “preferuari” i amerikanëve, që prej ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Madje, sipas tyre, Rama nuk mund të udhëtojë në SHBA, veçse si i pandehur për çështjen McGonigal.

Ndaj 19 shkurti është një datë e rëndësishme jo vetëm për Ramën, por sidomos për opozitën, e cila një ditë më pas, më 20 shkurt, ka thirrur dhe një protestë kundër Ramës.

Nëse vjen ftesa dhe Rama shfaqet krah Donald Trump më 19 shkurt, atëhere 20 shkurti do të zhbëhej.

Sepse jo vetëm demokratët, por edhe shumë të tjerë, tashmë janë të bindur se të vetmit që mund të rrëzojnë Ramën, janë pikërisht amerikanët.

Kujtojmë që më 22 janar, përfaqësuesit e 19 vendeve nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, por atëhere Rama nuk mori pjesë, pasi tha se ndenji në Tiranë për të pritur vvajzën e Donald Trump.

Bordi i Paqes u krijua në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje paqësore në Gaza. Uashingtoni ka thënë se që atëherë shtete të tjera i janë bashkuar iniciativës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *