“Çfarë shërbëtori” – Politika fut në sherr dhe gazetarët
Është fakt tani, që shumë gazetarë në Shqipëri, më shumë se gazetari, bëjnë politikë.
Dhe janë ndarë në dy kampe, një palë me PS dhe një palë me PD.
Sa herë vjen rasti, i vërsulen dhe njëri-tjetrit madje.
Rasti më i fundit është ai i gazetarit të Syrit, Hysni Gurra, që ka sulmuar Skënder Minxhozin.
“Çfarë shërbëtori.
Është nga ata që ka 10 vjet që bërtet rroftë reforma.
Tani, idiotëve mund t’u duket se po kritikon Ramën, jo.
Po i shërben, i thotë ndryshoje reformën, pra, është duke folë çfarë do Rama, që ai në fund të thotë, duhet me e ndryshu se po më bëjnë presion edhe analistët”, shkruan ai, ndërsa ka postuar foton me titullin e shkrimit për Minxhozin.
