Gazetari-deputetit socialist: Duhet të të vijë turp që je me PS dhe me Ramën
Protesta e opozitës para Kryeministrisë ka shkaktuar debate, ku gazetari Bledian Koka është përplasur me deputetin e PS Ardit Bido, duke i thënë këtij të fundit se duhet t’i vijë turp që është deputet i një mazhorance të korruptuar dhe që i vjedh qytetarët.
“Ti je tulatur nga mandati, vjen këtu dhe i thuaj këmbës dorë dhe na thua ne të të dëgjojmë!
Të bëhesh pjesë e një mazhorance që i vjedh qytetarët dhe i rreh me gomë dhe ti bën analizën frojdiane të këtyre fëmijëve që gjuanin me fishekzjarrëve, kjo është një panoramë.
Ti në vend të thoje ‘më vjen turp’, ti si i ri i kësaj politikës së qelbur që prodhon ai kryeministri jot, të thuash sot mua më vjen turp që jam deputet i një vendi të fundit, në perceptimin e korrupsionit, ku këtu ka rënë çdo gjë.
Tani që ti vjen këtu dhe i bën gjyqin protestës! Sot nuk është ditë për bravo”, tha Koka duke iu drejtuar Bidos, në emisionin “Off the record” nga Andrea Danglli,.