28 Mars, 2026

Deputeti që zbavit Ramën, sa herë është i mërzitur

 Deputeti që zbavit Ramën, sa herë është i mërzitur

Mbledhja e djeshme e grupit të deputetëve të PS-së shënoi edhe një episod komik.

Edi Rama duke kërkuar prej deputetëve të tij të ishin më aktivë në mediat sociale, por edhe nëpër panelet televizive, nuk harroi te komentonte përmbajtjen e publikimeve që bëjnë deputetët.

Si shembull mori Eduard Shalsin, profilin e të cilit në Instagram Rama tha se e hap gjithmonë sa herë do që të argëtohet, raporton Lapsi.al.

Shalsi dhe deputetë të tjerë, sipas kryeministrit, harxhojnë kohë me publikime që s’kanë asnjë lidhje me aktualitetin, punën e qeverisë dhe krizën politike në të cilën ndodhet mazhoranca, ndërkohë që nuk fokusohen te cështjet që meritojnë vërtet vëmendje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *