28 Mars, 2026

Kryeministri ligjvënës edhe kryeparlamentari figurant!

 Kryeministri ligjvënës edhe kryeparlamentari  figurant!

Nga Irena Beqiraj

Kur shikoj kryeministrin që ka pushtet absolut mbi kryetarin e Parlamentit, më lind pyetja- për çfarë na duhet Parlamenti ?

Kryetari i Parlamentit  “i bindet” kryeministrit i ulet në krah pa zë vetëm me figurë , e dëgjon me kokën ulur, ndërsa ky i fundit vendos të ndryshojë ligjet .

Ndërkohë që demokracia edhe  Kushtetuta kërkon që këto dy  pushtete ai i ligjvënësit edhe qeverisë  të jenë të ndara .

Në Kushtetutë kryeministrit i mungon autoriteti për vendosur për ligjin,  përkundrazi, atij i kërkohet të kujdeset që ligjet të ekzekutohen me besnikëri.

Parlamenti është ligjvënësi edhe është i pajisur me një të drejtë  dalluese – “ti kërkojë llogari  Kryeministrit” , edhe kursesi  të marrë urdhëra aq më keq haptazi nga Kryeministri !

Nuk ka nevojë për interpretim të rafinuar të Kushtetutës, nga ato që na ofrohen me bollëk ne TV, për të mësuar   se në një Republikë parlamentare një  personi nuk i lejohet të bëjë ligjin.

Liria e kryeministrit për ta bërë këtë kaq hapur  sigurohet nga heshtja e kryetarit të Parlamentit. Ky është dominim i Parlamentit edhe shkatërrimi i themeleve të Republikës parlamentare .

Merrni  dy minuta. Përdoreni pushtetin . Demokracia nuk mbron veten, ju duhet ta mbroni atë!

Në të kundër duhet të na thoni në çfarë dreq Republike jetojmë ne?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *