28 Mars, 2026

Sokol Balla: Gent Ibrahimi u shantazhua me një video me pullë të kuqe

 Sokol Balla: Gent Ibrahimi u shantazhua me një video me pullë të kuqe

Sokol Balla ka sulmuar gjyqtarin Gent Ibrahimi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”.

Në emisionin e një nate më parë, Balla ka thënë se ishte e papritur që Ibrahimi të votonte kundër kërkesës së Ramës, pasi ai konsiderohet si gjyqtar  tyre.

Por Balla e ka një shpjegim.

Sipas tij, Gent Ibrahimi ka votuar kundër Ramës, pasi ai është shantazhuar me një video erotike.

Balla thotë se kjo video ekziston prej kohësh dhe e dinë dhe familjarët e Ibrahimit.

Gazetari e ka sfiduar Gent Ibrahimin se nëse e përgënjeshtron këtë lajm, ai do të publikojë videon erotike.

Kujtojmë që Sokol Balla është ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut dhe ka dy fëmijë me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *