28 Mars, 2026

Aktori i njohur shkodran aksidentohet rëndë, gazetari i shkon ta vizitojë: Edhe në spital nuk i lë batutat

 Aktori i njohur shkodran aksidentohet rëndë, gazetari i shkon ta vizitojë: Edhe në spital nuk i lë batutat

Gazetari Ismet Drishti përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ditën e sotme ka vizituar në spitalin e Shkodrës, aktorin e njohur shkodran Nexhmedin Shabani, i cili pak ditë më parë është përplasur nga një makinë.

Ismet Drishti shkruan se e ka pyetur aktorin sesi ndjehet, ndërsa ky i fundit i përgjigjet në nota ironie “Shko e pyet makinën”.

Ndërsa më tej, gazetari thekson se postimin e tij se Shabani, edhe pse në reanimacion, nuk i lë batutat.

Postimi i Ismet Drishtit:

Shkoj në reanimacionin e spitalit rajonal Shkodër ku është I shtruar Njeriu i Mirë Nexho Shabani, pas përplasjes që i ka bërë një makinë dhe pasi mbaroi ritualin hyjnor të  ngrënies e pyes:

– Hë Nexho, si je, si ndjehesh?

– Shko e pyet makinën tha…

Nexho legjenda edhe në reanimacion nuk i lë batutat.

Ky është shpirti i Shkodrës, të qeshësh edhe në dhimbje!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *