28 Mars, 2026

Të paktën kërkojini falje Marsidës

 Të paktën kërkojini falje Marsidës

Marsida Xhaferllari ishte një ndër gjyqtaret që votoi kundër kërkesës së Edi Ramës, për rrëzimin e vendimit të pezullimit të Belinda Ballukut.

Për ata që nuk e dinë, ajo është gruaja e Enkelejd Alibeajt.

Të dy, si Xhaferllari, ashtu dhe Alibeaj, prej kohësh kanë qenë nën sulme të egra nga Partia Demokratike dhe mediat pranë tyre.

Kjo, me argumentin se ata i kanë shërbyer Edi Ramës.

Por, në ditën më të rëndësishme edhe për PD-në, pasi vendimin për Ballukun, demokratët po e paraqesin si një fitore të madhe politike nga ana e tyre, janë ndihmuar pikërisht nga ajo që e kanë sulmuar egërsisht, Marsida Xheferllari.

Kuptohet që ajo nuk ka votuar për ata, por në këtë rast iu ka ardhur goxha në ndihmë.

Ndaj mirë është që të paktën t’i kërkonin falje! (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *