Gjyqtari që tradhtoi Edi Ramën
Gent Ibrahimi është një ndër njerëzit e drejtësisë, që për shumë vite me radhë, konsiderohej si shumë i afërt me te majtën.
Ndaj dhe është promovuar vazhdimisht nga kjo e fundit, duke e çuar deri në Gjykatën Kushtetuese.
Por, në çështjen më të rëndësishme për socialistët dhe Edi Ramën, ai i ka lënë në baltë.
Ibrahimi ka votuar kundër padisë Edi Ramës, i cili kërkonte shpalljen antikushtetues të vendimit të GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut.
Vota e tij ka rezultuar fatale, pasi nëse do të votonte pro, Rama do të kishte një fitore të madhe politike.
Zërat flasin se në fakt, ndaj Ibrahimit është ushtruar presion nga ndërkombëtarët, që të votonte kundër dëshirës së tij, për të rrëzuar kërkesën e Ramës.
E vërtetë apo jo, fakt është se në çështjen më të rëndësishme të tyre në Gjykatën Kushtetuese, Ibrahimi tradhtoi socialistët, të cilët e kishin promovuar deri në këtë pozicion, pikërisht për këto ditë të vështira. (Thuaje.al)