Gruaja me Ramën, burri me Berishën
Gjykata Kushtetuese me 4 vota pro dhe 4 kundër vendosi të rrëzojë kërkesën e kryeministrit Rama, i cili kërkonte shpalljen antikushtetues të vendimit të GJKKO, që kishte pezulluar nga detyra Belinda Ballukun, e akuzuar për tenderat abuzive me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.
Interesant është mënyrë se si votuan gjyqtarët.
Pro kërkesës së kryeministrit Rama votuan:
1-Fiona Papajorgji,
2-Sonila Bejtja,
3-Sandër Beci
4-Marjana Semini
Kundër kërkesës së Ramës votuan:
1-Ilir Toska,
2-Asim Vokshi,
3-Gent Ibrahimi
4-Marsida Xhaferllari
Në sy bie mbi të gjitha, një emër: Sonila Bejtja.
Ajo është gruaja e gazetarit Andi Bejtja, i cili është drejtor në televizionin e familjes Berisha, Syri TV, që akuzon nga mëngjesi në darkë Belinda Ballukun.
Edhe pse për shumë kohë Sonila Bejtja është sulmuar ashpërisht nga mediat e majta, të lidhura me Edi Ramën, çuditërisht ajo ka dalë në krah të këtij të fundit, në çështjen më të rëndësishme politike për kryeministrin. (Thuaje.al)