28 Mars, 2026

Hetimet nga SPAK, kontrolle për “Range Rover”-in luksoz me të cilin lëviz Flamur Noka

 Hetimet nga SPAK, kontrolle për “Range Rover”-in luksoz me të cilin lëviz Flamur Noka

SPAK, që tashmë ka nisur hetimet për Flamur Nokën prej dissa muajsh, është duke verifikuar edhe “Range Rover”-in luksoz me të cilin lëviz numri dy i PD-së.

Kjo është konfirmuar nga vetë Sali Berisha.

Berisha u shpreh në një konferencë për shtyp, se janë ushtruar kontrolle në një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, që sipas kryedemokratit, rezultoi se blerja ishte firmosur nga Lulzim Basha.

“Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju?

Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj. Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrini. Çfarë doli? Veturën e kishte blerë Lul Basha.

Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë.

I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke.

As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën. Por kjo është ngjarje reale, taze.

Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *