28 Mars, 2026

200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit: Isha me Nuredinin kur e thirrën në telefon

 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit: Isha me Nuredinin kur e thirrën në telefon

Në dëshminë e tij të dhënë në Gjykatën e Posaçme, i pandehuri i drejtësisë, Henrik Hoxhaj rrëfeu edhe mbi porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Në rrëfimin e tij, Hoxhaj theksoi se po përgatitej për ekzekutimin e vëllëzërve Haxhia, kur papritmas Nuredini i përmend Sokol Sanxhaktarin.

“Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin ”, dëshmoi i akuzuari.

I pyetur nga prokurori i çështjes se kush ishte i interesuar për “kokën” e Sanxhaktarit, Hoxhaj pa dhënë detaje për personin që urdhëroi vrasjen e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë, theksoi se ishin ofruar 200 mijë euro.

“Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më”.

“Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?”, vijoi ta pyeste përfaqësuesi i akuzës.

 “Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty. Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar” shtoi Hoxhaj.

 “Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro”, tha ai.

Këtë të fundit Hoxhaj e pohoi duke shpjeguar më tej se shkak ishte mosmbarimi i punës së eliminimit të Sanxhaktarit, pasi ky i fundit u arrestua për vrasjen shokut të tij të fëmijërisë Florian Lamçaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *