28 Mars, 2026

91-vjeçari në Durrës bën për spital dhëndrin e tij 69-vjeçar

 91-vjeçari në Durrës bën për spital dhëndrin e tij 69-vjeçar

Një 91-vjeçar në Durrës ka goditur në kokë me sende të forta dhëndrin e tij duke e dëmtuar.

Gjatë përplasjes janë dëmtuar si autori, ashtu edhe 69-vjeçari.

Të dy janë dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *