28 Mars, 2026

5 kontradikta – Ose SPAK do shuhet, ose Rama do dorëzohet

 5 kontradikta – Ose SPAK do shuhet, ose Rama do dorëzohet

Nga Ervin Goci

Pese kontradikta te pazgjidhshme mes reformes ne drejtesi dhe jetes politike te krijuara nga dora e vete klases politike:

E para, klasa politike e rrenoi ne ate pike drejtesine, sa nuk mund te ndryshohej veçse duke e hedhur ne ere sistemin;

Se dyti, hedhja ne ere e sistemit, e bere po me doren e klases politike, e ben te pamundur bashkejetesen te nje fuqie shkaterruese si SPAK, me ndonje sistem ne kembe;

Se treti, klasa politike u perbetua qe do shkule me rrenje korrupsionin, duke e ditur shume mire qe korrupsioni jane ata vete;

Se katerti, kjo klase politike, per te treguar devotshmeri gjeopolitike, pranoi nje reforme, qe ne fakt kerkonte asgjesimin e vete kesaj klase politike po per arsye gjeopolitike;

Se pesti; klasa politike dhe sistemi politik, ne pamundesi per te bere vete ndryshime, e outsource sherbimin e drejtesise, duke hyre ne perplasje institucionale dhe kushtetuese per parim – pa u marre me asnje nga personat konkrete;

Edi Rama e thelloi dhe me shume kete absurd, duke thene se reformen e bera une per te mos me goditur mua, po te mos isha une qe u veteofrova per veteflijim, nuk do ishim sot ne situaten, qe kryevepra ime te quhet e perfunduar, do duhet qe dhe une te shkoj me kembet e mia ne burg.

Keshtu qe, qe ne koncept kjo reforme nuk do mund te bashkejetonte dot me kete sistem politik, por nga ana tjeter, pa kete reforme, sistemi politik ne kontradikte te thelle me veten, nuk do mund te shtynte kaq gjate.

Tani jemi ne piken rezolutive, ku kontradikta ka dale sheshit, dhe njera pale ose tjetra do duhet te dorezohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *