28 Mars, 2026

25-vjeçarja vret veten me fotoksinë, pasi u dhunua nga i dashuri

 25-vjeçarja vret veten me fotoksinë, pasi u dhunua nga i dashuri

Vajza që shihni në foto është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj e cila humbi jetën tragjikisht një ditë më parë pasi dyshohet u helmua me fostoksinë.

Fillimisht nëpër media qarkulloi lajmi se ishte Xhovana Nikolli, ajo e cila kishte humbur jetën, mirëpo vetë ajo reagoi përmes rrjeteve sociale duke hedhur poshtë këto thashetheme.

Në vijim u bë me dije se vajza e cila ndërroi jetë ka qenë pikërisht Xhuana Nikollaj e cila humbi jetën tragjikisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se e reja dyshohet të ketë konsumuar lëndë helmuese pas një konflikti me partnerin e saj, ku pretendohet se ky i fundit edhe mund ta ketë dhunuar. Megjithatë deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka një reagim zyrtar nga policia.

Kjo ngjarje krijoi konfuzion edhe në rrjetet sociale pasi fillimisht u përhap lajmi se viktima ishte Xhovana Nikolli, një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale. Mirëpo, kjo rezultoi e pavërtetë dhe ishte vetë Xhovana ajo e cila përmes një postimi në rrjetet sociale përgënjeshtroi këto lajme.

***

Detaje tronditëse janë bërë publike nga tragjedia e regjistruar një ditë më parë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj humbi jetën pasi dyshohet se konsumoi lëndë helmuese fostoksinë.

Sipas burimeve,  ajo u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se kishte konsumuar lëndë helmuese. Mjekët në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 25-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë helmimit.

Rrethanat e plota të kësaj tragjedie vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa dëshmi të reja kanë hedhur dritë mbi një periudhë të vështirë që viktima po kalonte në jetën e saj personale. Burime jozyrtare bëjnë me dije se Xhuana ishte martuar gjatë verës, por marrëdhënia me partnerin kishte kaluar në konflikte të vazhdueshme.

Sipas dëshmive të personave që pretendojnë se e njihnin situatën, mes çiftit kishte pasur episode të përsëritura dhune. “Ai e ka dhunuar dhe e ka përndjekur vazhdimisht. Kishin qenë të martuar, por më pas janë ndarë. Vajza jetonte në Lezhë dhe pas ndarjes u largua drejt Tiranës, ndërsa ai e ka ndjekur edhe atje”, janë shprehur dëshmitarë për JOQ.

Ndërkohë që një tjetër detaj tronditës që ka dalë në dritë së fundmi lidhet me faktin se 25-vjeçarja dyshohet të ketë qenë shtatzënë. Sipas burimeve, ky informacion është mësuar nga të afërmit e saj vetëm pasi trupi i 25-vjeçares u dërgua në morgun e Tiranës, gjë e cila e ka bërë dhe më të rëndë tragjedinë për familjen.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe policia, e cila njoftoi se është shpallur në kërkim Eraldo Fizi, 25 vjeç, ish-bashkëshorti i të resë. Ai dyshohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sipas policisë, dyshohet se dhuna e ushtruar ndaj 25-vjeçares mund të ketë qenë një nga shkaqet që e çuan atë drejt aktit fatal. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e të riut, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia më herët.

"U martuan në verë, por e DHUNONTE!" Dalin DETAJE të

"U martuan në verë, por e DHUNONTE!" Dalin DETAJE të

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *