100 milion lekë për dhomë – Çmenduria e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
Çmimet e apartamenteve në Tiranë ditë pas dite veçse po rriten.
Aq sa tashmë po bëhet e pamundur, për të blerë një të tillë.
Gazetarja Blerta Tafani sjell një shembull.
“Me doli okazion nje apartament ne Tirane 3+1+2 tualete me nje cmim 560 milion leke.
Me pak fjale 100 milion leke per dhome. Edhe nga 50 milion per tualet.
60 milion po ja japim korridorit. Super çmim. Mos me thote njeri pse nuk e shperndava”, shkruan me ironi ajo.